Një virus misterioz që po i lë pacientët të kolliten me gjak dhe me ethe të rënda është raportuar në Rusi së fundmi.
Mediat lokale dhe postimet e mediave sociale thonë se sëmundja fillon me simptoma të ngjashme me Covid, si dobësi ose dhimbje muskulore, por brenda pesë ditëve, këto përparojnë në një temperaturë deri në 39C dhe një kollë të vazhdueshme dhe të përgjakshme.
Postimet në Telegram, shërbimi rus i mesazheve, thonë se raste janë raportuar në shumë qytete, por zyrtarët nuk kanë konfirmuar se sa raste apo shtrime në spital janë regjistruar.
Postimet gjithashtu pretendojnë se pacientët kanë rezultuar negativë për Covid dhe grip , me mjekët që thuhet se po shkruajnë një diagnozë të ‘infeksionit akut të traktit të sipërm respirator me origjinë të paspecifikuar’.
Përhapja u raportua fillimisht në grupin Telegram SHOT, i cili dyshohet se përfshin anëtarë të agjencive federale të Rusisë, dhe më pas u raportua nga mediat lokale.
Sot, zyrtarët rusë të shëndetësisë kanë mohuar se ka një shpërthim, duke thënë se ata nuk kanë gjetur ‘asnjë dëshmi të një virusi të ri ose të paidentifikuar që qarkullon në Rusi’.








