BOTA /

Vrasja e një 24-vjeçareje zbardhet pas 48 vitesh falë një pakete cigaresh

Ajo u tha miqve të saj se do të kthehej së shpejti, por nuk e bëri kurrë. Pothuajse gjysmë shekulli më vonë, një burrë akuzohet për vdekjen e saj.

Shkruar nga Versus

Vrasja e një 24-vjeçareje zbardhet pas 48 vitesh falë një

Jeannette Ralston ishte në barin "Lion's Den" në San Jose të Kalifornisë, kur u tha miqve të saj se do të "kthehej pas 10 minutash". Ai nuk u kthye kurrë. Të nesërmen në mëngjes, më 1 shkurt 1977, policia e gjeti gruan 24-vjeçare të mbytur me mëngën e gjatë të një këmishe të kuqe për gra rreth qafës dhe të strukur në sediljen e pasme të Volksëagen Beetle të saj në një parking disa minuta larg nga bari. Gati 50 vjet më vonë, autoritetet besojnë se e dinë se kush e vrau atë.

Vrasja e një 24-vjeçareje zbardhet pas 48 vitesh falë një
ëillie Eugene Sims, 69 vjeç, nga Jefferson, Ohio, u paraqit para drejtësisë të premten, më 9 maj, për akuzat për vrasje në San Jose, Kaliforni, dhe po mbahet në paraburgim pa lirim me kusht pasi u ekstradua nga Ohio. Ai nuk dëshmoi dhe paraqitja e tij e radhës në gjykatë ishte caktuar për në gusht.

"Hetimi për vrasjen e znj. Ralston, një nënë dhe banore e Kalifornisë, mbeti pezull pasi fillimisht nuk u dolën prova të besueshme. Policia gjeti një pako cigaresh Eve, një markë e njohur për gratë në vitet 1970, dhe këmishën me të cilën ajo u mbyt. Ata kishin vizatuar gjithashtu një skicë të një burri të panjohur me të cilin miqtë e saj e panë duke dalë nga bari atë natë", thuhet në raportin e Neë York Times.

Gjurmët e lëna në pakëtën e cigareve kanë tradhëtuar pas gati 5 dekadave autorin e dyshuar të krimit, i cili tashmë duhet të përgjigjet për krimin e rëndë. 

 

Poll