
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht”. Këtë akzuë Vuçiç e bëri duke iu referuar mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veriun e Kosovës të cilat funksionojnë sipas shtetit serb.
Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit dhe incidentet e fundit në Kosovë tregojnë se këto janë “veprime të organizuara” nga Prishtina, me ndihmën e “heshtjes kumbuese” të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga shtetet perëndimore.
“Ata po heshtin sepse shpresojnë që në heshtje, populli serb do të dëbohet nga tokat e tyre shekullore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, kjo po shkakton ankth te disa aktorë politikë në Perëndim dhe Lindje, që është një nervozë shtesë për [kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin] Kurtin, dhe këtë, në kuptimin politik, duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai.
Kujtojmë se Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Fillimisht u mbyllën organet e përkohshme komunale, banka Kursimorja e Postës, Posta e Serbisë, Fondi për sigurim pensional dhe shëndetësor, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike dhe institucione të ngjashme. Versus.al







