
Aleksandër Vuçiç është shprehur besimplotë se ka shanse që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Europian para vitit 2030. Sipas presidentit Serbi, pengesa kryesore që një gjë e tillë të ndodhë, është Kosova.
“Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës” theksoi ai në një intervistë për radio televizionin publik serb.
Vuçiç shprehu optimizëm për pozicionin e serbëve në veriun e Kosovës në 5 ose 10 vitet e ardhshme pas zgjedhjeve lokale. Sa u takon protestave masive kundër tij, Vuçiç u përpoq ta shfaqte si një ‘luftë hibride’ ndaj vendit, por theksoi se do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Versus.al
