
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë të jetë krah Moskës. Vuçiç ka bërë këtë deklaratë duke lënë mënjanë kështu edhe thirrjet e Bashkimit Europian, për një qëndrim më strikt të Beogradit ndaj Rusisë, sidomos pas nisjes së luftës me Ukrainën.
“Niveli i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë është shumë i mirë dhe do të mbetet i tillë pavarësisht keqbërësve. Ne kemi marrëdhënie të mira, shumë të mira me Federatën Ruse, dhe ato do të vazhdojnë pavarësisht nga të gjithë ata që do të donin që ne të mos i kishim ato. Ashtu siç do të vazhdojmë rrugën tonë evropiane pavarësisht të gjithë atyre që do të donin që ne të ndalonim këtu, dhe këta nuk janë njerëz me mendje pro-ruse”, u shpreh ai, siç raportojnë mediat serbe.
/ Versus.al








