BOTA /

Vuçiç njofton planin "Serbia 2035", si po përgatitet të qëndrojë në pushtet

Shkruar nga Versus

Vuçiç njofton planin "Serbia 2035", si po

Nuk ka dyshim se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nisur sërish fushatën për të siguruar karrigen e kryeministrit.

Vuçiq ka njoftuar planin “Serbia 2035”, të cilin pritet ta prezantojë në një tubim të madh gjatë muajit mars.

Edhe pse përmbajtja e këtij plani ende nuk është bërë e ditur, fakti që Vuçiç planifikon hapur të qëndrojë në pushtet për gati edhe një dekadë tjetër, sipas Nova.rs, tregon një lloj “operacioni bjellorus” dhe ekspozon ambicien e tij për t’u shndërruar në një Aleksandër Lukashenko të ri.

Meqenëse, sipas Kushtetutës, ai nuk mund të vazhdojë më si president, Vuçiç ka vendosur të synojë edhe postin e kryeministrit. Problemi kryesor mbetet pyetja se kush do të jetë kandidati i ri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në zgjedhjet presidenciale. Është e qartë se asnjë nga emrat që janë përmendur deri më tani në publik si kandidatë të mundshëm nuk garanton një fitore të sigurt.

Për këtë arsye, nuk do të ishte befasi nëse qeveria do të përdorte një manovër, të ngjashme me atë që udhëheqësi i radikalëve, Vojislav Sheshel, po e promovon së fundmi.

Konkretisht, ai ka propozuar një ndryshim të Kushtetutës që do t’i mundësonte pasardhësit të Vuçiqit të zgjidhej jo më përmes zgjedhjeve presidenciale, por nga Kuvendi. Versus.al

Poll