BOTA /

Vuçiç pretendon për tentativë grusht shteti në Serbi: Të gjitha institucionet ishin të përfshira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të hënën se vendi i tij është përballur me një tentativë të organizuar mirë për puç shtetëror, duke akuzuar pjesëtarë të institucioneve shtetërore për përfshirje në këtë plan.

Shkruar nga Versus
Vuçiç pretendon për tentativë grusht shteti në
Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të hënën se vendi i tij është përballur me një tentativë të organizuar mirë për puç shtetëror, duke akuzuar pjesëtarë të institucioneve shtetërore për përfshirje në këtë plan.

“Nga shkollat fillore dhe të mesme, tek universitetet, sistemi shëndetësor e deri te termocentralet nga të cilat varet jeta në Serbi. Mos të përmendim policinë. Kur të bëhen publike këto të dhëna të tmerrshme, do të kuptoni kush po pomponte dhe kush po bënte marrëveshje me kë,” – tha Vuçiç në një takim me studentë, sipas agjencisë BETA.

Presidenti serb pretendoi se për këtë “tentativë për puç” janë përdorur fonde nga jashtë, si dhe këshilla dhe udhëzime politike, megjithatë nuk dha asnjë emër të shteti apo aktori të huaj që mund të ketë qenë i përfshirë.

Deklaratat e Vuçiç vijnë në një moment tensionesh të shtuara në vend, ku studentët kanë mbajtur bllokada të zgjatura në fakultetet publike, si pjesë e protestave që zgjasin prej më shumë se gjashtë muajsh. Protestat janë nxitur nga vdekja tragjike e 16 personave në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, për të cilën protestuesit kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale.

Gjatë fjalës së tij në Presidencë, Vuçiç u shpreh se studentët kanë bërë “gabime të mëdha” gjatë bllokadës, duke shtuar se kanë mësuar se “nuk duhet t’i japin më shumë kohë kundërshtarit politik, sidomos kur ai është më i shkathët.” Versus.al

 

Poll