BOTA /

Vuçiç zbulon se pse nuk  e shpalli Kosovën një “territor të pushtuar”: Është vepër penale

Vuçiç ka thënë se në ditët e fundit ka pasur dilema nëse Serbia duhet të marrë ndonjë veprim sa i përket “pushtimit të një pjese të territorit”. “Nuk kemi marrë vendim për pushtimin. Ekspertët tanë ligjorë kanë qenë kundër”, ka thënë ai.

Shkruar nga Versus

Vuçiç zbulon se pse nuk  e shpalli Kosovën një

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili sot ka prezantuar masat politike të Serbisë, ka folur edhe për opsionin e shpalljes së “pushtimi i Kosovës”.

Vuçiç ka thënë se në ditët e fundit ka pasur dilema nëse Serbia duhet të marrë ndonjë veprim sa i përket “pushtimit të një pjese të territorit”.

“Nuk kemi marrë vendim për pushtimin. Ekspertët tanë ligjorë kanë qenë kundër”, ka thënë ai.

“Nëse do të shpallej pushtimi, grupeve të armatosura të shqiptarëve në Kosovë do t’u njihej statusi i forcës legale të armatosur”, tha Vuçiç, duke shtuar se kjo është arsyeja kryesore kundër shpalljes së pushtimit.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që legalizimi dhe legjitimimi të mos ndodhë.

“Pushtimi është i mundur vetëm në konfliktet e armatosura ndërkombëtare. Kjo do të thotë se ne e njohim territorin e Republikës së Kosovës si territor i një shteti tjetër. Prandaj nuk po marrim masa për të shpallur pushtimin”, shtoi Vuçiç.

Gjithashtu, theksoi Vuçiç, pranimi i pushtimit do të ishte vepër penale.

Sipas Vuçiçit, masat e prezantuara prej Beogradit janë përpiluar në koordinim me përfaqësuesit e serbëve prej Kosovës dhe Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ai ka thënë se këto masa “nuk do të zgjasin përjetësisht”, mirëpo vetëm derisa të respektohet ajo që është arritur në Bruksel.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: