BOTA /

"Zero tarifa me Serbinë, por ia ka vënë SHBA-së", Osmani e ashpër me Kurtin: S'ka turp më të madh

Shkruar nga Versus

"Zero tarifa me Serbinë, por ia ka vënë SHBA-së",

Kriza e raporteve mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duket se vijon ende. Në një intervistë të dhënë, Osmani kritikoi ashpër politikat tregtare të qeverisë ndaj SHBA duke e quajtur “të papranueshme” faktin që Kosova mban tarifa doganore ndaj aleatit më të rëndësishëm ndërsa ka zero tarifa për Serbinë.

“Sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së. Për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”, tha ajo.

Më tej Osmani shprehu zhgënjimin që propozimi i saj për heqjen e këtyre tarifave nuk u mirëprit nga institucionet shtetërore.

“Unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam Presidente e Kosovës dhe mbroj interesin e këtij shteti. Propozimet që vijnë nga qytetarët duhen dëgjuar, e aq më shumë ato që vijnë nga Presidentja. Unë pashë në fakt refuzim, në praktikë kjo është refuzim”, nënvizoi ajo.

Ndërkohë, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kundërshtuar publikisht qëndrimet e Presidentes, duke e kritikuar propozimin e saj për heqjen e tarifave doganore ndaj SHBA-ve, çfarë ka thelluar më tej përplasjet ndërmjet dy institucioneve më të larta të vendit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: