BOTA /

Zgjedhjet në prag, presidentja Osmani fton në një takim partitë për dekretimin e datës! Kosova në krizë politike

Me intensifikimin e dinamikës politike në nivel lokal dhe përballjen e disa komunave me vakume institucionale, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar dhe vendosur mbi caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet në prag, presidentja Osmani fton në një takim
Vjosa Osmani

Me intensifikimin e dinamikës politike në nivel lokal dhe përballjen e disa komunave me vakume institucionale, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar dhe vendosur mbi caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Burime për Indeksonline bëjnë të ditur se takimi pritet të zhvillohet pasnesër, më 5 qershor 2025, dhe sipas informacioneve paraprake, presidentja pritet të nxjerrë dekretin për shpalljen zyrtare të zgjedhjeve lokale pas përfundimit të konsultimeve.

Ky zhvillim ndodh në një moment kritik për vendin, ku institucionet lokale janë nën presion të riorganizohen për shkak të boshllëqeve administrative në disa komuna, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ndodhet në një krizë të thellë funksionale – duke dështuar për të 25-tën herë radhazi në përpjekjet për të konstituar Parlamentin.

Presidenca, sipas burimeve, synon një proces zgjedhor të koordinuar, gjithëpërfshirës dhe ligjërisht të qëndrueshëm, ndaj është në fazën përfundimtare të konsultimeve me subjektet politike, për të siguruar dakordësinë e nevojshme për një proces të qetë demokratik. Versus.al

Poll