
Ne kemi kryer operacionin tonë të parë ushtarak duke përdorur raketa balistike kundër objektivave të ndjeshme ushtarake izraelite”, njoftuan Huthit të shtunën në mëngjes. Në të njëjtën deklaratë, ata thanë se “operacionet tona do të vazhdojnë derisa të arrihen qëllimet e deklaruara. Ne do të vazhdojmë derisa të ndalet agresioni në të gjitha frontet”. Huthitët thanë se sulmi ndaj Izraelit ishte në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës në Iran, Liban, Irak dhe territoret palestineze.
BREAKING: Yemen's Houthis:
— Clash Report (@clashreport) March 28, 2026
We carried out our first military operation using ballistic missiles against sensitive Israeli military targets.
Our operations will continue until the declared goals are achieved.
We will continue until the aggression stops on all fronts. pic.twitter.com/Z6bYBbEGJv
Më parë, ushtria izraelite tha se kishte zbuluar një raketë të lëshuar nga Jemeni — sulmi i parë i tillë që nga fillimi i luftës njëmujore midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.
Raporti vjen disa orë pasi rebelët jemenas paralajmëruan se ishin gati të ndërhynin ushtarakisht nëse vende të tjera i bashkoheshin luftës ose nëse Deti i Kuq përdorej për të sulmuar aleatin e tyre.
Paralajmërimi ngre rrezikun e një konflikti më të gjerë rajonal, duke pasur parasysh aftësinë e Huthëve për të goditur objektiva përtej kufijve të Jemenit, duke përfshirë objektet e naftës dhe infrastrukturën kyçe në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe për të ndërprerë rrugët e transportit detar rreth Gjirit Arabik.

