BOTA /

Zyrtarët kinezë rikthejnë karantinën në stilin e Covid-it, pas shpërthimit të virusit chikungunya

Më shumë se 7,000 raste janë raportuar vetëm në qytetin jugor Foshan, në provincën Guangdong, duke detyruar autoritetet të izolojnë pacientët në dhoma spitalore të mbuluara me rrjeta kundër mushkonjave.

Shkruar nga Versus

Zyrtarët kinezë rikthejnë karantinën në stilin e

Zyrtarët në Kinë kanë vendosur masa të ngjashme me karantinën e pandemisë së Covid-19 në disa zona të vendit, për shkak të rritjes së rasteve me virusin chikungunya.

Më shumë se 7,000 raste janë raportuar vetëm në qytetin jugor Foshan, në provincën Guangdong, duke detyruar autoritetet të izolojnë pacientët në dhoma spitalore të mbuluara me rrjeta kundër mushkonjave.

Pacientët duhet të qëndrojnë të izoluar për një javë ose deri sa të rezultojnë negativë, nëse kjo ndodh më herët. Deri më tani, nuk janë raportuar viktima.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi të nivelit 2 për provincën Guangdong, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të marrin masa shtesë parandaluese gjatë vizitës në rajon.

Udhëtarëve u këshillohet të përdorin repelent kundër insekteve, të veshin rroba me mëngë të gjata dhe të qëndrojnë në ambiente me ajër të kondicionuar ose me rrjeta për të shmangur pickimet nga mushkonjat.

Të paktën 12 qytete të tjera në provincë kanë raportuar raste infektimesh, ndërsa rreth 3,000 raste të reja janë regjistruar vetëm në javën e fundit, duke e çuar totalin në mbi 10,000 në të gjithë Kinën.

Personat që përjetojnë simptoma si temperaturë, dhimbje kyçesh apo skuqje në lëkurë, po udhëzohen të paraqiten në spital për të kryer testime./Versus.al

Poll