Më pak se tre muaj qëndroi në qelitë Italiane, Sokol Sinomati, i njohur si “buzëderri”.
Vlonjati Sinomati i liruar nga burgu në Shqipëri pas aministisë do të arrestohej brenda pak orësh, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Drejtësia italiane e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, burg për organizatë kriminale e trafik ilegal emigrantësh.
'Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”.'- njofton policia në 24 prill 2024.
Por sot drejtësia italiane e ka lënë të lirë, për ta hetuar e gjykuar sërish, por këtë herë në gjendje të lirë.
Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë në 24 prill 2024.
Sokol Sinomati, ka vuajtur dënimin për vrasjen e shtetasit Elton Tato, si dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje këto të ndodhur në vitin 2002.
Sokol Sinomati njihej gjithashtu dhe si ushtar i grupit të Gaxhait, megjithatë Gjykata e Lartë për këtë akuzë e ka gjetur atë fajtor vetëm për vjedhje me dhunë, dhe jo pjesëmarrje në bandë të armatosur.







