MAGAZINË /

Dëmtimi i radhës për Brojën, mjeku i Kombëtares: Duket më shumë si fat i keq sesa problem fizik

Shkruar nga Versus

Dëmtimi i radhës për Brojën, mjeku i Kombëtares: Duket

Koordinatori i Departamentit të Mjekësisë në FSHF, Ilvi Begolli ka folur lidhur me dëmtimin e radhës që pësoi sulmuesi i kombëtares, Armando Broja në Angli.

Sipas Begollit, jë dëmtim i tillë mund të ndodhë edhe si pasojë e intensitetit të lojës dhe kushteve të fushës, ndërsa u përpoq ta trajtonte këtë si dëmtim traumatik. Sipas mjekut, duket më shumë si fat i keq i Brojës sesa një problem fizik i tij.

“Përgjithësisht, trajtimi i dëmtimeve si këto përfshin një periudhë rikuperimi, pas kontrollit të mjekëve dhe vlerësimit të dëmit. Fatkeqësisht, këto lëndime të natyrës traumatikë mund të ndodhin edhe për shkak të kushteve të fushës dhe intensitetit të lojës. Por, fakti që nuk janë dëmtime kronike tregon se është një situatë që mund të trajtohet dhe të kalojë pas një periudhe të kujdesit mjekësor”.

“Duket sikur më shumë është fat i keq i lojtarit sesa problem fizik i tij. Ai goditi tokën me këmbë dhe ky veprim të gjen të papërgatitur dhe me sa pashë Broja u duk sikur pas kësaj kishte një kontraktim muskular. Situata të tilla ndodhin qoftë dhe nga terrenet ndërsa Brojën siç duket po e ndjek pak fat i keq dhe nuk janë dëmtime kronike por më shumë janë dëmtimë traumatike”, tha Begolli në emisionin MAX Sport. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: