MAGAZINË /

‘’Blen 2 rroba firmato dhe ndihet superiore’’, Soni Malaj për Jonidën: Nuk e kam në rreze fare

Shkruar nga Versus

‘’Blen 2 rroba firmato dhe ndihet superiore’’, Soni

Dy këngëtaret e njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi duket se nuk kanë një marrëdhënie fort të mirë me njëra-tjetrën brenda spektaklit Ferma VIP. Përplasjet e tyre kanë dalë sërish në pah me Sonin e cila shprehu haptas pakënaqësitë e saj.

Gjatë diskutimit me Malborën, Soni nuk ka kursyer kritikat ndaj Jonidës, duke e akuzuar për një sjellje që, sipas saj, reflekton arrogancë dhe ndjenjë të tepruar superioriteti ndaj banorëve të tjerë.

“Blen dy rroba firmato dhe i duket sikur do sillet me supremaci ndaj të tjerëve”, u shpreh ajo ndërsa sqaroi se mes tyre nuk ka patur konflikte të mëparshme.

“Unë jam shumë e zënë me koncerte dhe evente, aq sa nuk kam kohë të takoj mamanë time, ndaj Jonidën nuk e kam në rreze fare. Ajo nuk merret as me koncerte, as këngë, asgjë”, deklaroi Soni, duke shtuar dozën e tensionit mes tyre. Versus.al

Poll