MAGAZINË /

Publiku votoi dhe zgjodhi 4 finalistët e Big Brother Albania

Shkruar nga Versus

Publiku votoi dhe zgjodhi 4 finalistët e Big Brother Albania

Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti janë katër finalistët që do të përballen në finalen e madhe të 18 prillit, ku do të përcaktohet fituesi i këtij edicioni.

Në një atmosferë festive, finalistët shijuan spektaklin me fishekzjarre ndërsa moderatori Ledion Liço njoftoi edhe hapjen e televotimit, duke i dhënë publikut rolin vendimtar në shpalljen e fituesit.

Tashmë, gjithçka është në dorën e publikut, i cili përmes mesazheve do të zgjedhë se cili prej katër finalistëve do të rrëmbejë çmimin e madh në natën finale të 18 prillit./Versus.al

 

Poll