Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nuk ka “dalë duar bosh”, pas takimit me homologun e saj shqiptar Edi Rama.
Pas vizitës në kampet e emigrantëve të Gjadrit dhe Shëngjinit, kreu i qeverisë i ka bërë një dhuratë Melonit, që është pjesë e krijimtarisë së tij.
Mësohet se pas konferencës për shtyp, në takimin privat mes dy liderëve, Edi Rama i ka dhuruar Melonit një kopje të librit të tij “Kurbani”.







