
Nga niveli “i lartë”, tashmë OBSH ka përcaktuar shkallën e rrezikut “shumë i lartë”.
Në konferencën Asamblesë së 79-të Botërore të Shëndetësisë, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se virusi po “përhapet me shpejtësi”.
Rreziku i përhapjes globale mbetet i ulët, pavarësisht se virusi është shpallur tashmë një “emergjencë globale”.
82 raste të Ebolës janë konfirmuar në Kongo, me shtatë vdekje të konfirmuara. Megjithatë, epidemia mendohet të jetë shumë më e përhapur: ka gati 750 raste të dyshuara dhe 177 vdekje të dyshuara.
Sipas gjetjeve të OBSH-së, virusi po përhapet me shpejtësi. 82 raste të Ebolës janë konfirmuar në Kongo, me shtatë vdekje të konfirmuara. Megjithatë, epidemia mendohet të jetë shumë më e përhapur: ka gati 750 raste të dyshuara dhe 177 vdekje të dyshuara.
Shqetësimet kryesore të OBSH-së për momentin janë të kufizojë përhapjen e virusit përtej kufijve të vendit afrikan sa më shumë që të jetë e mundur dhe të ndërmarrë veprime brenda Kongos për të kontrolluar situatën.
Për këtë arsye, OKB-ja ka ndarë 60 milionë dollarë, të marra nga Fondi Qendror i Reagimit ndaj Emergjencave, për të përshpejtuar ndërhyrjet në Kinshasa. Këto para janë përveç 23 milionë dollarëve të premtuar tashmë nga SHBA-të dhe fondeve shtesë për krijimin e afërsisht 50 qendrave të trajtimit të Ebolës në rajonet më të prekura të Kongos dhe Ugandës.
Ndërkohë, sipas BBC, shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit në Britani po zhvillojnë një vaksinë të re që mund të përdoret brenda disa muajsh për të ndihmuar në përballimin e emergjencës së Ebolës, ndërsa virusi ka shpërthyer në Kongo.
Nuk ka garanci se vaksina do të jetë efektive dhe do të duhen kërkime në kafshë dhe prova te njerëzit për të ditur nëse do të jetë e tillë. Por shkencëtarët thonë se po punojnë urgjentisht në rast se shpërthimi do të përshkallëzohet dhe vaksina e tyre eksperimentale është e nevojshme.

