BOTA /

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur gazetari sportiv grabitet me armë makinën gjatë transmetimit live

Vargas ishte duke dhënë një intervistë live për emisionin sportiv “Bla, bla, bla deportivo” të Activo Deportes nga makina e tij, kur papritur dera e shoferit u hap nga një person i armatosur

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Momenti i tmerrshëm kur gazetari sportiv grabitet me armë

Një incident tronditës ka ndodhur në Meksikë, ku gazetari sportiv meksikan Fernando Vargas u grabit me armë teksa ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga makina e tij.

Ngjarja ndodhi në një stacion karburanti në qytetin Cuernavaca, në shtetin meksikan të Morelos, pak në jug të Mexico City, qytet që pritet të presë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës pas më pak se një muaji.

Vargas ishte duke dhënë një intervistë live për emisionin sportiv “Bla, bla, bla deportivo” të Activo Deportes nga makina e tij, kur papritur dera e shoferit u hap nga një person i armatosur.

Sipas pamjeve të transmetimit, grabitësi dëgjohet duke futur një fishek në armë para se të kërkonte me tone kërcënuese: “Çelësin, shpejt. Çelësin, telefonat dhe portofolet, shpejt.”

Prezantuesi i emisionit, Ed Martinez, e pa i tronditur gjithë skenën në transmetim live, ndërsa Vargas ruajti qetësinë dhe i dorëzoi disa sende personale, përfshirë telefonin e tij, përpara se të dilte nga automjeti.

Poll