EKONOMI & MJEDIS /

100 vjetori i krijimit, Banka e Shqipërisë emeton monedhën e veçantë 100-lekëshe

Monedha është vetëm përkujtimore për 100 vjetorin e krijimit dhe pa kurs ligjor.

Shkruar nga Versus

100 vjetori i krijimit, Banka e Shqipërisë emeton monedhën e

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit,  Banka e Shqipërisë ka emetuar monedhën përkujtimore pa kurs ligjor. Monedha e prezantuar gjatë konferencës së sotme ku foli guvernatori Gent Sejko simbolizon rëndësinë e institucionit të Bankës së Shqipërisë dhe përkujton ngjarjet kryesore që kanë shënuar zhvillimin e saj ndër vite.

Në shpinë, në të majtë qëndron portreti i një djali me veshje popullore të Shqipërisë së mesme, i konfiguruar në kartëmonedhën e parë të emetuar në vitin 1926 dhe në të djathtë, portreti i poetit dhe atdhetarit Asdreni i konfiguruar në kartëmonedhën 10000 Lekë, emetimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë.

Në faqe, monedha paraqet logon e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë dhe përreth ravijëzohen data historike për bankingun qendror shqiptar. Versus.al

Poll