Afro 35% e familjeve shqiptare nuk mund t’i përballojnë shpenzimet mujore pa marrë borxh. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se qytetarët në vend janë më pak rezistent ndaj shpenzimeve të papritura në raport me mesataren e BE-së.
Surprizat’ financiare shpesh janë të papërballueshme për qytetarët në vend, të tilla si shpenzimet e papritura shëndetësore. Vetëm 41% e qytetarëve të anketuar nga Banka e Shqipërisë kanë deklaruar se mund të paguajnë një shpenzim të konsiderueshëm pa marrë hua apo pa kërkuar para tek të afërmit. Ndërsa mesatarja në vendet e OECD përllogaritet në 62%.
“Të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e individëve janë vulnerabël dhe të brishtë, sa i përket situatës së tyre financiare, duke i bërë ata që të mos jenë në gjendje të përballojnë një goditje të papritur financiare, si dhe të mos kenë mundësitë e duhura për të kursyer mjaftueshëm në mënyrë që të përballojnë një shpenzim të papritur”, thuhet në vrojtimin për mirëqenin financiare.
‘Më kanë mbetur para në fund të muajit’… vetëm 18% e qytetarëve në vend ja arrijnë ta mbyllin muajin me ‘fitim’, pra përballojnë shpenzimet dhe nga të ardhurat mujore, arrijnë të kenë përsëri para në fund të muajit.
Kjo shifër e nxjerrë nga raporti i Bankës së Shqipërisë ‘Kultura financiare dhe mirëqenia e të rriturve në Shqipëri’, tregon se mirëqenia në vend është ende larg asaj të BE-së. Në shtetet e OECD janë 44% e qytetarëve që deklarojnë se muajin e mbyllin me fitim, pra kanë ende para nga të ardhurat e tyre mujore.
Po ashtu nga vrojtimi i kryer rezulton se vetëm 65% e qytetarëve kanë aftësi financiare për të mbyllur shpenzimet mujore pa marrë borxh.
Pak kohë më parë INSTAT raportoi se në vend 19.7% e familjeve jetojnë në kufirin e varfërisë, ose afro 545 mijë qytetarë. Sipas vlerësimit të INSTAT që një individ të mos jetë i varfër duhet të ketë minimumi 22,547 lekë të ardhura në muaj, ose 751 lekë në ditë.

Shqiptarët të zhytyr në varfëri, orientohen drejt mallrave të lira


Privati do të ndërtojë në prona publike, çfarë përfiton shteti




