Leku, përgjatë muajve të verës ka vijuar me forcimin përballë monedhave të huaja, ndikuar kjo edhe nga turistët e huaj. Por trendi ka vijuar po njësoj duke bërë që euro e dollari të mbeten në të njëjtat pozita këmbimi me monedhën shqiptare.
Konkretisht një euro këmbehet me 96.4 lekë, ndërsa në pikat e këmbimit valutor shitet me 97.2 lekë.
Dollari amerikan këmbehet me 82.6 lekë, ndërsa shitet në pikat e valutës me 83.6 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.
Në shifra tepër të ulëta ka mbetur edhe paundi britanik që këmbehet me 110.5 lekë dhe shitet me 111.5 lekë. Versus.al








