Fermerët të regjistruar si persona fizikë apo juridikë në vend do të raportojnë të dhënat e tyre online në një sistem që parashikohet të ngrihet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në një procedurë prokurimi të çelur në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik parashikohet në objekt kontrate “Ngritja e sistemit të analizës dhe procesimit të të dhënave të fermave tips sipas FADN-së për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural” procedurë e cila po zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Fondi limit i procedurës është 239 milionë lekë apo rreth 2.4 milionë euro. Sistemi i ri parashikohet që të mbledhë të dhëna mbi prodhimin. Shitjet, stoqet dhe elementë të ngjashëm që sipas ministrisë do të ndikojnë në vendimmarrje dhe politika të sektorit.
“Të dhënat e FADN janë të harmonizuara në të gjitha vendet pjesëmarrëse, duke e bërë atë një burim të vlefshëm për formulimin e politikave. Të dhënat e kontabilitetit nga fermat komerciale ndihmojnë në hartimin e politikave dhe standardeve që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e bujqësisë.
Të dhënat e mbledhura zakonisht përmes këtij instrumenti përfshijnë: vlerën e prodhimit të të korrave, stoqet, shitjet dhe blerjet, kostot e prodhimit, aktivet, detyrimet, kuotat e prodhimit dhe subvencionet. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka bërë tashmë një punë të gjerë në përgatitjen e krijimit të FADN.
Një nga komponentët kryesorë të FADN është dhe ngritja e një sistemi që mbështet mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e të dhënave. Sistemi do të ndihmojë që informacioni te jete i saktë dhe i përditësuar, si dhe të mblidhet dhe raportohet, duke ofruar një burim të vlefshëm për vendimmarrësit” thuhet në dokumente.
Operatori që do të fitojnë garën dhe do të kontraktohet duhet të arrijë disa rezultate sa i takon projektit. Të tilla janë:
Përcaktimin inteligjent te kampionit (njohur ndryshe edhe si përzgjedhja e Sample në kuptimin statistikor) te fermave për te cilat mblidhen te dhënat; Ndërtimin e pyetësorit qe do të plotësohet për fermat e përzgjedhura;
Mbledhjen e të dhënave;
Verifikimin e të dhënave;
Raportimin e të dhënave bazuar ne standardet e përcaktuara nga FADN;
Zhvillimi i moduleve për pritjen dhe trajtimin e aplikimeve të masave të investimeve nga e-Albania për përfitimet nga programi i mbështetjes financiare;
Integrimi i teknologjisë Remote Signing Service (RSS) për të mundësuar nënshkrimin elektronik dhe ndërmjet roleve në sistem;
Zhvillimi i ndërveprimeve me sisteme te tjerë;
Sigurimi, instalimi dhe konfigurimi i infrastrukturës hostuese te sistemit;
Dokumentimi i zgjidhjes;
Trajnime për përdoruesit dhe administratoret e sistemit;
Procesi i mirëmbajtjes./Monitor