EKONOMI & MJEDIS /

Çfarë duhet të dini? Skema për subvencionet e fermerëve, aplikimet nisin në 14 Prill

Hapen më 14 Prill aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025.

Shkruar nga Versus

Çfarë duhet të dini? Skema për subvencionet e

Hapen më 14 Prill aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025. Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural Ardita Kuçi njoftoi se faza e aplikimeve do të qëndrojë e hapur deti më 30 Maj 2025.

“Nga skema mund të përfitojnë fermerët individualë, grupet e fermerëve të cilët përfitojnë 100% të pagesës së aplikuar, personat fizikë dhe juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”.

Skema ofron mbështetje me subvencione direkte për fermerët përmes 8 masave:

1. Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedhëve; 2. Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të të imtave; 3. Mbarështim i bletarisë; 4. Mbështetje për fara, fidanë dhe inpute të tjera; 5. Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike; 6. Mbështetje për ferma organike; 7. Mbështetje për certifikimin Global GAP; 8. Mbështetje për naftë për punimet e mekanizuara në ferma

Aplikimet do të kryhen online, përmes portalit e-Albania, i hapur përgjatë 24 orëve nga data 14 prill, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00.

Të gjitha kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim i gjeni në faqen zyrtare të AZHBR: www.azhbr.gov.al

Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për 2025 përfshin për herë të parë mbështetjen me subvencione për fermat e viçave me jo më pak se 10 krerë në masën 5,000 lekë për krerë. /Monitor.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: