
Në më pak se një javë nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, pasojat filluan të ndiheshin në Shqipëri menjëherë në sektorin e hidrokarbureve. Duke nisur nga e mërkuara në disa pika karburantesh, çmimi në kryeqytet pati rritje të vazhdueshme nga 173 lekë litri i naftës që ishte më parë, në 184 lekë për litër.
Kjo rritje e menjëhershme e çmimit, ka ngritur shqetësimin e qytetarëve për abuzime nga kompanitë e karburanteve. Dy ditë më parë, qeveria zhvilloi një takim me kompanitë e këtij sektori për situatën e krijuar, ndërsa të vetmet rrjedhoja deri më tani, janë rritja e çmimeve në pika të ndryshme karburantesh.
Lidhur me këtë situatë, shoqata e hidrokarbureve argumenton se çmimi i naftës caktohet me vlerat e ditës në bursë dhe se importuesit e blejnë në bursë nafën, e sjellin dhe e mbyllin në magazinat e tyre pa e zhdoganuar. Ditën që e hedhin në treg, i caktojnë të njëjtin çmim që ka bursa duke bërë që çmimi i naftës për konsumatorët të shtrenjtohet automatikisht.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2022 kur Rusia sulmoi Ukrainën. Pasojat e luftës erdhën menjëherë në Shqipëri në tregun e hidrokarbureve duke bërë që të krijohej një Bord Transparence për të caktuar çmimet dhe fitimet e kompanive.
Çmimi i naftës brent crude është 88.9 USD për fuçi. Para nisjes së sulmeve çmimi i naftës brent crude në bursë ishte 65 USD për fuçi. Versus.al
Investimet publike 2025, zero fonde nga plani i rritjes
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

