EKONOMI & MJEDIS /

HAPAT E PERDORIMIT / “Diella”, asistentja virtuale që do t'ju përgjigjet me zë e figurë në e-Albania

Asistenti përpunon kërkesën edhe kur qytetari ose biznesi nuk di saktësisht emërtimin e shërbimit, merr informacionin nga institucioni publik dhe jep përgjigjen në çdo moment, 24/7.

Shkruar nga Versus

HAPAT E PERDORIMIT / “Diella”, asistentja virtuale që do

Nga sot, përdoruesit e platformës e-Albania do të ndihmohen në kohë reale nga Diella, asistentja e re virtuale 2.0, e cila do t’u japë përgjigje me zë dhe figurë, me një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale, për pyetjet që do adresohen në platformë.


Ky zhvillim shënon një tjetër hap e lehtësi në mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet shtetërore shqiptare. Diella e e-Albania, e krijuar nëpërmjet teknologjive inovative, Azure OpenAI dhe modelet më të reja të inteligjencës artificiale nga Microsoft, lehtëson dhe përshpejton marrjen e shërbimit në platformë.

Avatari shfaqet i veshur me një nga kostumet tradicionale më të veçanta shqiptare, atë të zonës së Zadrimës.

Pas logimit në platformën e-Albania dhe shfaqjes së Asistentit Virtual, këtij të fundit mund t’i drejtoheni me një mesazh zanor për shërbimin elektronik që kërkoni të merrni.

Asistenti përpunon kërkesën edhe kur qytetari ose biznesi nuk di saktësisht emërtimin e shërbimit, merr informacionin nga institucioni publik dhe jep përgjigjen në çdo moment, 24/7.

Asistenti Virtual 2.0 vjen një vit pas lançimit të asistentit të parë virtual 1.0, i cili regjistroi më tepër se 1 milion pyetje/përgjigje, të cilat ndihmuan gjithashtu në krijimin e asistentit të ri virtual në një variant të përmirësuar. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: