Teksa numri i përfituesve po rritet me shpejtësi nga dalja në pension e brezit të bumit të lindjeve, nga ana tjetër kontribuuesit po rriten me ritme të ngadalta.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT që referojnë të punësuarit nga listë-pagesat e tatimeve numri i kontribuuesve arriti vitin e kaluar arriti në 746,162 persona ose 1.5 për qind më shumë se më 2023. Skemës së kontribuuesve ju shtuan edhe 11,553 persona, por sakaq numri pensionistëve që shtohen rishtas në skemë ishte me shumë se 16 mijë.
Numri i kontribuuesve që po rritet më pak se numri i përfituesve tregon për vështirësi në skemën publike të pensioneve në të ardhmen.
Në sektorin privat i shtuan me 10,7 mijë persona me 2024 në raport me 2023, ndërsa në shtet me 785 persona.
Sipas të dhënave në tre mujorin e fundit të vitit 2024 është intensifikuar punësimi në sektorin publik, duke arritur në 184,278 të punësuar me rritje 1,5 për qind ose 2,835 punonjës me shumë se në tremujorin e katërt 2023. Ndërsa në sektorin privat rezultuan 10,768 punonjës më shumë, me rritje 1.9 % ë krahasim tetor-dhjetor 2024.
Treguesit e punësimit janë përmirësuar vitet e fundit, por struktura sipas grup-moshës e të punësuarve tregon se, ka një tkurrje të forte të rinjve dhe një rritje të punësimit tek personat në moshë pensioni mbi 64 -vjeç raporton INSTAT.
Për vitin 2024 INSTAT ende nuk ka raportuar ecurinë e punësimit dhe papunësisë në numra sipas grup-moshave, por gjatë vitit 2023 ishin të punësuar 21 mijë më persona më pak se më 2022 në moshën 15-29. Punësimi në këtë kategori ra me -7.7%.
Rënia e punësimit në moshat e reja u shoqërua me rritje jo të zakonte të punësimit të pensionistëve (grup-mosha mbi 64 vjeç). Sipas INSTAT punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023 nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në 3 mujorin e fundit të vitit 2022.
Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve ka më shumë të punësuar mes pensionistëve. Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit duke reflektuar një rikthim të papunësisë edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë sidomos pas pandemisë./ Monitor.al
