Nga data 1 shkurt çmimi i energjisë elektrike, pëson një ulje të lehtë. Familjet shqiptare të cilat konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj, do të paguajnë 8.5 lekë për kilovat, nga 9.5 lekë që ishte më parë.
Ndërsa në rast të kalimit të këtij kufiri konsumi, fatura do të përllogaritet me çmimin 9.5 lekë për secilin kilovat, pra pa ndryshim.
Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2025. Sipas të dhënave rreth 80% e konsumatorëve të energjisë elektrike në vend, konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj.
Për uljen e energjisë elektrike kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku do të mbajnë konferencë të përbashkët për mediat. Versus.al




Këmbimi valutor me surpriza/ Dollari e franga në rritje, Euro...


Ç’po ndodh me turistët? Muaji mars shënon rekord negativ vizitorësh


