POLITIKË /

Çmimi i ri i energjisë elektrike, Rama dhe Balluku mbajnë sot konferencë për mediat

Më herët qeveria ka njoftuar se po punohej për të arritur një marrëveshje për uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Shkruar nga Versus
Çmimi i ri i energjisë elektrike, Rama dhe Balluku mbajnë sot
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama sot në orën 12:00 do të mbajë një konferencë për mediat në ambientet e OSHEE lidhur me çmimin e ri të energjisë elektrike.

Më herët qeveria ka njoftuar se po punohej për të arritur një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët gjatë këtij viti. Ndërsa një orë para konferencës që do të mbajë kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku, do të ketë një mbledhje të bordit të Entit Rregullator të Energjisë ku diskutohet për çmimin e ri të energjisë.

Aktualisht, çmimi i energjisë është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, dhe 11,4 lekë me TVSH për familjet. Pensionistët që marrin kompensim shtesë prej 648 lekësh për energjinë elektrike gjithashtu përfitojnë një ndihmë shtesë.

Së fundmi në qytete të ndryshme të vendit, janë raportuar shlëputje të energjisë elektrike, ndërsa problem raportohet të ketë qenë rënia e linjës së transmetimit 220 kv Kashar Rashbull Durrës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: