
Shqiptarët që marin një pension do të përfitojnë një të 13 brenda 5 viteve.Qeveria ka miratuar dokumentin Politik për moshimin dhe Planin e Veprimit për periudhën 2025-2030 .
Plani i Veprimit për Personat e Moshuar synon të ofrojë një qasje të qëndrueshme për përmirësimin e cilësisë së jetës së të moshuarve në Shqipëri.
Aktualisht, në Shqipëri rezultojnë se janë 725 mijë pensionistë të cilët mund të përfitojnë nga kjo nismë e cila pritet të aprovohet në vijim.
Deri më tani pensionistët janë mbështetur me dy bonuse një në pranverë dhe një në fund vit.
Po ashtu në strategji parashikohen edhe një sërë masash në drejtim të rishikimit të kornizës ligjore për uljen e normave të tatimit për të ardhurat e të punësuarve në moshë pensioni;Bonuse për qëndrueshmëri dhe performancë; Mbështetje për pensione private; Fleksibilitet të orareve të punës.
Po ashtu qeveria shqiptarë parashikon të vijoj negociatat për njohjene pensioneve .ndërsa pritshmëritë janë që njohja e ndërsjellë e pensioneve me Greqinë të ndodhë brenda vitit 2030. Greqia rezulton se është është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë.
Këto masda janë marrë në kuadër të zhvillimeve demografike të cilat evidentojnë se popullsia në moshën mbi 60 vjec përbën ¼ e popullatës në Shqipëri, trend i cili po thellohet gjithnjë e më shumë për shkak të plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe fenomenit të emigrimit.







