Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar.
Zv/kryeministrja Balluku shprehet se mes KESH dhe gjigandit Masdar është vendosur krijimi i një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në të gjithë Ballkanin Perëndimor por mbi të gjitha në Shqipëri.
Balluku: Gjatë zhvillimit të COP29 në Bak, Azerbajxhan ku për të gjitha panelet ku ne kemi fatin e madh të promovojmë një Shqipëri e cila prodhon 100 energji energji të rinovueshme sot kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigandin Masdar e cila operon prej kohësh në Ballkan por tashmë ka vendosur një bashkëpunim me Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) , krijimin i një kompania të përbashkët e cila do të investojë në të gjithë Ballkanin Perëndimor por mbi të gjitha në Shqipëri./ Versus.al