
Gjatë konferencës ku FMN prezantoi disa prej gjetjeve lidhur me ekonominë shqiptare dhe mjedisin e biznesit në Shqipëri, ministri i Financave, Petrit Malaj u pyet përse qeveria nuk po i rrit direkt pensionet, por në vend të kësaj po jep bonuse.
Ai tha se po bëhet ende ristrukturimi i skemës dhe prandaj po operohet më shpërndarjen e bonuseve.
“Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët shqiptarë. Teksa i bëjmë vlerësime skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, që do të shoqërohen dhe me ndryshime strukturore që do i bëhen pensioneve
Është menduar që e ardhura shtesë që t’i jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributet që kanë pasur. Ata që kanë pasur kontribute më të ulëta, do të marrin më pak se ata që kanë kontribute më shumë.”- tha ai. Versus.al

