EKONOMI & MJEDIS /

Ç’po ndodh me kursin e këmbimit? Sejko përgjigjet për forcimin e euros: BSH ka tërhequr nga tregu 1 mld euro

Në një konferencë për mediat Sejko tha se Banka e Shqipërisë gjatë 2024 ka tërhequr nga tregu 1 mld euro, për efekt të rezervës  valutore dhe gjithashtu për ndërhyrje të kursit të këmbimit për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Shkruar nga Versus

Ç’po ndodh me kursin e këmbimit? Sejko përgjigjet

Kursi i Këmbimit, me vlerën tanimë normale të euros në nivelin e 100 lekëve duket se ka nisur të ndryshojë sërish tendencë, por këtë herë duke zhvlerësuar lekun dhe duke forcuar monedhë europiane.

Këto vlera janë reflektuar përgjatë javëve të fundit, ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sjeko shpjegoi këtë të mërkurë dhe faktorin kryesor që ka sjellë sërish destabilitet.

Në një konferencë për mediat Sejko tha se Banka e Shqipërisë gjatë 2024 ka tërhequr nga tregu 1 mld euro, për efekt të rezervës  valutore dhe gjithashtu për ndërhyrje të kursit të këmbimit për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Sejko: Patëm një forcim të lehtë në kursin e këmbimit dhe sigurisht kursi mbiçmohet  ose nënçmohet sipas kërkesës në treg.

Ditët  e fundit këtu mund të ketë ndikuar edhe rritja e shpenzimeve të qeverisë shqiptare në tregun valutor. Por sigurisht ka një korrektim. Kursi i këmbimit e kemi theksuar vazhdimisht është si pasojë e kërkesës dhe ofertës. Pa bërë analizë të mëtejshme në kursin e këmbimit unë do thoja që Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor sipas kërkesave ligjore dhe rregullatorë.

Vetëm gjatë vitit 2024 BSH ka tërhequr nga tregu 1 mld euro për efekt të rezervës  valutore dhe gjithashtu për ndërhyrje të kursit të këmbimit për të stabilizuar kursin e këmbimit. Është bërë për objektiv të formës së inflacionit pra stabilitetit të çmimeve. Kursi i këmbimit është i paparashikueshëm dhe BSH  do monitorojë me kujdes tregun. /Versus.al/

Poll