
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit ku u bëhet thirrje amerikanëve në të gjithë botën që të kenë kujdes të shtuar si pasojë e situatës së krijuar nga Lufta në Lindjen e Mesme.
“Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar. Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara.
Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimeve. Objektet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar. Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën.
Regjistrohuni në step.state.gov për të marrë njoftimet më të fundit të sigurisë dhe ndiqni kanalin “U.S. Department of State – Security Updates for U.S. Citizens” në WhatsApp (hapet në një faqe të re) ose @TravelGov në X. Kur planifikoni udhëtimin, lexoni me kujdes Njoftimet e Udhëtimit (Travel Advisory) dhe informacionin e detajuar për destinacionin tuaj, si dhe çdo njoftim të fundit në travel.state.gov/destination”-thuhet në njoftim. Versus.al

