Qeveria ka ndryshuar për herë të parë buxhetin e vitit 2025 vetëm 10 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ministria e Financave i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një shkresë lidhur me këtë ndyshim pasi në Kodin Zgjedhor është e përcaktuar se 4 muaj që nga dita e zgjedhjeve ndalohet miratimi i vendimeve që kanë efekte financiare.
Pavarësisht kësaj, qeveria ka ndryshuar buxhetin përmes një procedure urgjente të aktit normative për të akorduar shumën prej 10 milionë dollarësh si financim pjesëmarrje në kompani. Ministria e Financave, e ka arsyetuar këtë urgjencë duke pretenduar se financimet për start up-in e Mira Muratit duhet të realizohen sa më parë.
Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovaciont ka argumentuar se startupi i drejtuar nga Mira Murati është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, që pritet t’i sjellë përfitime edhe Shqipërisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe sa i përket imazhit të vendit dhe pozicionimit në komunitetin botëror teknologjik.
Financimi prej 10 milionë dollarësh sipas relacionit do të mbulohet nga të ardhurat e fituara nga Agjencia e Adminsitrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara. Kryeministri Edi Rama më 15 prill e njoftoi se Shqipëria do të jetë pjesë e Start Up-it të shqiptares së suksesshme Mira Murati, në fushën e inteligjencës artificiale quajtur, Thinking Machines Lab. Versus.al






Këmbimi valutor me surpriza/ Dollari e franga në rritje, Euro...


Ç’po ndodh me turistët? Muaji mars shënon rekord negativ vizitorësh
