EKONOMI & MJEDIS /

Rama për portin e Porto Romanos: “S’ka presione nga SHBA apo BE, anulimi ishte rastësi”

Kryeministri mohon ndërhyrjet ndërkombëtare: Procesi u zhvillua nën presion, por jo nga partnerët tanë

Shkruar nga Versus

Rama për portin e Porto Romanos: “S’ka presione nga SHBA apo

Kryeministri Edi Rama ka mohuar zërat për presione nga Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian lidhur me projektin e ndërtimit të Portit të Porto Romanos, pas tërheqjes së kompanisë në fazën finale të tenderit.

Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Rama u shpreh se anulimi i procesit ishte një rastësi dhe se nuk ka të dhëna që kompania është gjendur nën presion nga faktorë ndërkombëtarë.

Sipas tij, megjithëse procesi është zhvilluar në një klimë presioni, kjo nuk lidhet me ndonjë ndërhyrje nga partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Kompania e vetme e mbetur në garë për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano u tërhoq nga gara me argumentin se i janë rritur kostot. Në një konferenecë për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që kompania të ketë qenë nën ndonjë presion, por deklaratat e Ramës janë të forta kur thotë se i gjithë procesi është zhvilluar nën presion nga faktorë të tjerë të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi

“Ka ndodhur një koicidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe natyrisht që duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi nga kompania më e madhe e botës.

Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur nën ndonjë presion, por i gjithë procesi është zhvilluar nën presion. Jo nën presionin e SHBA siç thuhet. S’ka pasur asnjë shqetësim as nga SHBA, as nga BE. Por ka pasur një presion nga faktorë të tjerë, të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi. Që nga A-ja, kur disa thonë për çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e Portit të Ri me shitjen e atdheut në duart e Arabëve, e vërteta është që përtej injorancës, qysh në krye të herës ka pasur forca të interesuara që të mos ecte para projekti i portit të ri. Pse? Për një arsye që cilido që do ta kuptojë, e kupton pa ndonjë mundim të madh. Porti ekzistues s’ka kapacitet për të qenë nyja strategjike e korridorit VIII. Edhe sikur ta marrësh dhe ta zbukurosh, është i papërshtatshëm për të qenë nyjë logjistike e korridorit VIII. Një nyje logjistike në mes të qytetit nuk mund të ekzistojë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se as SHBA dhe as BE nuk kanë shprehur pakënaqësi apo shqetësime për projektin, duke hedhur poshtë pretendimet për ndikim të tyre në anulimin e tenderit për ndërtimin e portit në Porto Romano.

 

 

Poll