EKONOMI & MJEDIS /

Sejko për ekonominë e vendit: Ka rritje me 3.6%! Inflacioni dhe kreditë e këqija, në rënie

Sipas Sejkos, ekonomia e vendit ka shënuar rritje edhe si pasojë e turizmit.

Shkruar nga Versus

Sejko për ekonominë e vendit: Ka rritje me 3.6%! Inflacioni dhe

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka bërë sot një përmbledhje lidhur me situatën ekonomike të endit. Sipas tij, vendi ka patur një rritje ekonomike deri në nivelin 3.6% ndërsa inflacioni ka rënë në nivelin 2.1%, gjë që sipas tij ka ardhur si rezultat i numrit të lartë të turistëve në vend.

Ai tha se turizmi ka sjellë një ndikim të mirë sa i takon rritjes ekonomike.

“Situata e ekonomisë në vend ka ardhur në rritje, rritja ka qenë në rreth nivelit 3.6 përqind dhe inflacioni 2.1 përqind, efekt i kursit të këmbimit të Lekut ndaj Euros dhe turizmi”, tha Sejko.

Po ashtu foli për kreditë, duke bërë me dije se është ulur niveli i kredive të këqija.

“Situata ka një rritje të mirë të kreditimit dhe depozitave. Kredia me probleme ka ardhur në rënie. Kreditimi në lekë ka pasur një rritje të mirë. Në bazë vjetore kredia në lekë është rritur ne 20 përqind”, shtoi guvernatori.

Sejko është përfshirë së fundmi në një skandal të bërë publik sa i takon mashtrimit të mikrokredive, çështje për të cilën Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të marrë nën akuzë guvernatorin e BSH për “shpërdorim detyre”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: