Tabloidi gjerman “Bild” i bën jehonë turizmit shqiptar. Në një artikull të gjatë i kushton vendit tonë një promovim ndërkombëtar mediatik. Media gjermane rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.
Teksa vendi ynë ka shënuar një rekord të ri për numrin e turistëve gjatë dhjetë muajve të 2024, edhe 2025 duke premtuese; kjo pasi gjatë këtij viti Shqipëria do të prezantohet si vendi i nderit në Panairin e Turizmit në Berlin.
Nga datat 5 deri në 7 Mars vendi ynë do të prezantohet me pjesëmarrjen e 26 turoperatorëve privatë dhe shtatë bashkive turistike që do të prezantojnë ofertat dhe potencialet e tyre.
International Travel Trade Show është ekspozita kryesore tregtare në botë e udhëtimeve dhe ofron një mundësi unike që nga viti 1996 për të mësuar rreth vendeve dhe rajoneve të ndryshme në të gjithë globin të mbledhura në një vend të vetëm. Këtë vit Shqipëria do të ketë mundësinë e 1 pakete që përfshin një vit promovim.
Sipas shifrave zyrtare nga Aeroporti “Nënë Tereza”, 356 mijë vizitorë nga janari deri në nëntor të 2024 janë vetëm nga Gjermania, duke zënë një vend të konsiderueshëm nga totali I turistëve.
Tabloidi gjerman Revista në artikull ka në fokus rivierën shqiptare, si risia që po shkëlqen në Mesdhe.
“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit. Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare plot hijeshi si Ksamil dhe Himara. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, këtu mund të gjesh plazhe të qeta dhe të shijosh natyrën”, shkruhet në nisje të shkrimit të prestigjozes “Bild”.





Këmbimi valutor me surpriza/ Dollari e franga në rritje, Euro...


Ç’po ndodh me turistët? Muaji mars shënon rekord negativ vizitorësh

