EKONOMI & MJEDIS /

Transporti urban në Tiranë drejt bllokimit?

Operatorët paralajmërojnë ndërprerje të linjave nga e hëna për shkak të krizës financiare dhe mungesës së karburantit

Shkruar nga Versus

Transporti urban në Tiranë drejt bllokimit?
Shërbimi i transportit urban në Tiranë mund të përballet me kufizime serioze, madje edhe me bllokim të plotë që nga e hëna, pas paralajmërimeve të operatorëve për vështirësi të mëdha financiare që po rrezikojnë vijueshmërinë e linjave të autobusëve.

Përfaqësuesi i sektorit, aktivisti Kostandin Foni, deklaroi se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së reagimit nga institucionet përkatëse, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga shoqatat e transportit, veçanërisht pas rritjes së çmimit të karburanteve.

Transporti urban në Tiranë drejt bllokimit?

Sipas operatorëve, java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për fatin e transportit urban në kryeqytet. Ata paralajmërojnë se, në mungesë të një zgjidhjeje emergjente, qytetarët mund të përballen me ndërprerje të lëvizjes së përditshme me autobusë.

“Bllokimi vjen nga mosreagimi dhe mosmarrja e masave nga institucionet përkatëse. Ne i kemi ndjekur të gjitha hapat dhe kemi ngritur vazhdimisht shqetësimet tona pranë autoriteteve, por pa rezultat,” u shpreh Foni.

Operatorët theksojnë se aktualisht ndodhen në një situatë të vështirë financiare dhe nuk kanë më mundësi për të garantuar vijueshmërinë normale të shërbimit. Sipas tyre, java e ardhshme është vendimtare: ose do të sigurohen fondet për pagat e punonjësve, ose do të duhet të sigurohet furnizimi me karburant për funksionimin e linjave.

 

Poll