EKONOMI & MJEDIS /

VIDEO - "Dallgë 3 metra..." / Të paktën 22 të vdekur nga tajfuni i fuqishëm që goditi Azinë

Një ditë më parë, erërat ishin regjistruar me shpejtësi 234 km/h në Hainan, në jug të Kinës. Supertajfuni Yagi shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje të përhapura në Filipine, duke prekur më shumë se 2.3 milionë njerëz në provincat veriore dhe qendrore.

Shkruar nga Versus

VIDEO - "Dallgë 3 metra..." / Të paktën 22 të

Një i ashtuquajtur “supertajfun” ka vrarë të paktën katër persona në Vietnamin verior, pasi goditi gjithashtu Kinën dhe Filipinet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 22.

Stuhia goditi veriun e Vietnamit rreth orës 13:00, me erëra deri në 160 km/h.

Një ditë më parë, erërat ishin regjistruar me shpejtësi 234 km/h në Hainan, në jug të Kinës.

Qeveria e Vietnamit njoftoi se 4 persona kishin vdekur dhe 78 ishin plagosur, ndërsa të paktën dhjetëra të tjerë ishin të zhdukur në det.

Yagi kishte marrë tashmë jetën e të paktën dy personave në Hainan dhe 16 personave në Filipine, vendi i parë që goditi, në fillim të javës, shkruan skynews.

video nga tajfuni 

Bëhet e ditur se qendra industriale e Vietnamit, Haiphong, në bregun verior, ishte ndër më të goditurat – duke përjetuar ndërprerje të gjera të energjisë, valë deri në tre metra të larta dhe erëra të forta që thyen xhamat.

VIDEO - "Dallgë 3 metra..." / Të paktën 22 të

Dëme të ngjashme u raportuan në Hainan, i cili ka një popullsi prej më shumë se 10 milionë banorësh, ku furnizimet me energji elektrike u ndërprenë në më shumë se 800,000 shtëpi.

Ndërkohë, Yagi shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje të përhapura në Filipine, duke prekur më shumë se 2.3 milionë njerëz në provincat veriore dhe qendrore.

Më shumë se 22.200 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre dhe fluturimet e brendshme u ndërprenë për ditë të tëra.

VIDEO - "Dallgë 3 metra..." / Të paktën 22 të

Ndërsa Vietnami dukej se ishte më i përgatitur, qeveria e vendit evakuoi më shumë se 50.000 njerëz nga qytetet bregdetare dhe vendosi 450.000 personel ushtarak përpara mbërritjes së Yagit.

Katër aeroporte pezulluan operimet për disa orë, duke anuluar më shumë se 300 fluturime dhe transporti publik u ndal gjithashtu. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: