Prej mbrëmjes së djeshme, fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga flakët, të cilat nuk janë shuar as nga reshjet e shiut që përfshinë vendin.
Një banor tha se ky është një problem i madh që i shoqëron prej vitesh. Tymi ka mbuluar gjithë zonën, ndërsa banori thotë se pastërtia është skandal dhe përballen çdo ditë me erën e rëndë të mbetjeve.
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
“Ka që dje. Tym ka, pastërtia këtu është skandal. Këtu jo tymi, por vjen aroma e mbeturinave. Ne bllokohemi. Ka vite që hidhen mbetjet. Është problem i madh, se kuptoj ca po bëjnë, se këta i patën për të hequr dhe nuk i hoqën. Ti çojnë në një zonë atje që këtu nuk ka popullatë”, thotë banori.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Prej kohësh në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë ndodh e njëjta situatë, duke u përfshirë nga flakët dhe tymi toksik krijon ndotje për banorët e zonës.
Edhe pse zjarret janë të vazhdueshme policia dhe prokuroria e Vlorës nuk kanë hetuar personat përgjegjës për ndotjen alarmante të qytetit.