AKTUALITET /

Gjykata e Apelit lë në burg Erdgys Arrazi, shpërthen në lot para togave të zeza

Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit, Shkodër.

Shkruar nga Versus

Gjykata e Apelit lë në burg Erdgys Arrazi, shpërthen në lot

Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit, Shkodër.

Arrazi u paraqit në seancë së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe familjarë.

31 vjeçari ka shpërthyer në lot para togave të zeza duke u shprehur se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se ende nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të këtij muaji ku bashkëshortja e Erdgysit, Alma Arrazi u vetëmbyt së bashku me tre fëmijët e saj në lumin Buna.

Dyshohet se shkak për tragjedinë ka qenë dhuna e bashkëshortit dhe marrëdhënia e re që Erdgysi kishte nisur me një 17 vjeçare.

Sipas familjarëve të gruas, Erdgys Arrazi grindej çdo ditë me bashkëshorten e tij madje, ai i thoshte që të dilte dhe nga banesa.

 

Poll