AKTUALITET /

Sherr mes punonjësve të fast-food, plagoset 29 vjeçari në Dhërmi

Autori i krimit, një 27 vjeçar, tashmë i shpallur në kërkim, goditi me thikë 29 vjeçarin pas një konflikti verbal mes tyre.

Shkruar nga Versus

Sherr mes punonjësve të fast-food, plagoset 29 vjeçari në

Një 29 vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Dhërmi, pas një sherri me kolegun e punës në një fast-food. Ngjarja e rregjistruar pasditen e së shtunës ka patur për protagonistë dy të rinjtë që punonin bashkë në një fast-food në zonën bregdetare.

Autori i krimit, një 27 vjeçar, tashmë i shpallur në kërkim, goditi me thikë 29 vjeçarin pas një konflikti verbal mes tyre.

I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe tashmë mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al