AKTUALITET /

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, bllokimet do të jenë në fuqi nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme (5 qershor 2025) deri në orën 23:30 të datës 6 qershor 2025.

Shkruar nga Versus

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë,

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor për dy ditë me radhë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, bllokimet do të jenë në fuqi nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme (5 qershor 2025) deri në orën 23:30 të datës 6 qershor 2025.

Rrugët që do të bllokohen janë:

Segmenti nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me Bashkinë e Tiranës

Rruga “Myslym Shyri”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”
Po ashtu, do të ndërpritet edhe funksionimi i vendqëndrimeve të autobusëve në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB).

Policia apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon drejtuesit e mjeteve të ndjekin udhëzimet për devijimin e trafikut gjatë orëve të bllokimit.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:

????nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
????”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

Poll