
Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, është zgjedhur zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë.
Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me propozim të Guvernatorit Gent Sejko.
Sipas njoftimit zyrtar, emërimi është bërë në përputhje me ligjin për Bankën e Shqipërisë.
Holta Zaçaj kishte nisur më herët detyrën si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, së bashku me emra të tjerë si Ervin Mete, Selami Xhepa dhe Jonida Prifti.
Ajo është përzgjedhur në këtë pozicion me mbështetjen edhe të Partisë Socialiste në procesin e vendimmarrjes.
“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 ‘Për Bankën e Shqipërisë’, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi znj. Holta Zaçaj në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar./Versus.al

