AKTUALITET /

Shqiptari dhunon rëndë tre gardianë burgu në Francë, njëri prej tyre përfundon me 17 qepje në fytyrë

Sipas mediave franceze është bërë me dije se ditën e djeshme pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë, por seanca dështoi

Shkruar nga M.H
Shqiptari dhunon rëndë tre gardianë burgu në Francë,
Foto ilustruese

Një i dënuar 32-vjeçar më origjinë shqiptare ka dhunuar tre oficerë burgu në Francë, mëngjesin e të shtunës (31 gusht) dhe më pas ka kërcënuar disa agjentë të tjerë me vdekje.

Sipas mediave franceze është bërë me dije se ditën e djeshme pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë, por seanca dështoi.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë që ka mbetur në qelitë e burgut të Gradignan.

Autoritet kanë kërkuar një ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin shqiptar, i cili sulmoi me dhunë tre punonjës, njërin prej të cilëve e preu në fytyrë me një copë xhami duke i shkaktuar 17 qepje.

32-vjeçari më pas kërcënoi agjentët e tjerë me vdekje, sipas sindikatës Ufap.

Organizata po bën thirrje që i burgosuri të transferohet në Njësinë për të Burgosur të Dhunshëm (UDV).

“Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV,” tha ajo në një deklaratë për shtyp.

Akuza se pse shqiptari ndodhej në burg ende nuk dihet./ Versus.al

Poll