AKTUALITET /

Protesta e PD, gjykata cakton masë sigurie për 7 të miturit e arrestuar

Të miturit duhet të paraqiten 1 herë në muaj në prokurorinë e Tiranës.

Shkruar nga Versus

Protesta e PD, gjykata cakton masë sigurie për 7 të miturit e

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës së Partisë Demokratike më 10 shkurt. Të miturit do të paraqiten në prokurori një herë në muaj.

Ndaj tyre pati akuza për hedhje molotovësh në protestën e PD ku pati disa efektivë të lënduar. Pas vendimit për caktimin e masës së detyrimit, të miturit do të lirohen nga ambientet ku po mbahen.

Të pranishëm në gjykatë kanë qenë edhe disa deputetë të PD të cilët pretenduan se të arrestuarit ishin dhunuar nga ana e policisë duke iu referuar edhe pamjeve të publikuara në media ku protestuesit shiheshin teksa merreshin zvarrë. Versus.al

Poll