BOTA /

Lufta në Gaza/ 35 të vdekur nga një sulm izraelit në Rafah, mes tyre dy komandantë të Hamasit

Izraeli ka rritur numrin e sulmeve në Gaza pas tentativës së djeshme nga Hamasi për kryerjen e një sulmi me raketa. Si pasojë e një sulmi izraelit, së fundmi janë vrarë 35 persona në zonën Rafah.

Shkruar nga Versus
Lufta në Gaza/ 35 të vdekur nga një sulm izraelit në Rafah,
Bombardimet izraelite në Rafah

Ushtria Izraelite pretendon se ka vrarë dy zyrtarë të lartë të Hamasit gjatë një sulmi në zonën Rafah, ditën e djeshme. IDF identifikoi dy të vrarët si Yassin Rabia, komandant i udhëheqjes së Hamasit në Jude dhe Samari dhe Khaled Nagar, zyrtar i lartë i Hamasit.

Sulmi u krye me dron, ku u godit edhe një kompleks i Hamasit në atë zonë. Forcat e Mbrojtjes Izraelite u shprehën se janë në dijeni që sulmi ka goditur edhe civilë ndërsa po shqyrtohen dëmet e shkaktuara.

Si pasojë e sulmit raportohet se kanë humbur jetën 35 veta mes të cilëve grad he fëmijë. Presidenca e Autoritetit Palestinez ka denoncuar ngjarjen që e cilësoi si “masakër të tmerrshme”

“Kjo masakër e tmerrshme e kryer nga pushtimi izraelit është një sfidë për të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe legjitimitetin ndërkombëtar”, tha presidenca e Autoritetit Palestinez në një deklaratë, duke denoncuar se ushtria izraelite “shënjestroi qëllimisht” një kamp të personave të zhvendosur.

Ndërsa Hamasi u ka bërë thirrje palestinezëve të ngrihen në protesta dhe të dalin në rrugë pas kësaj masakre të kryer nga ushtria izraelite në një kamp të personave që ishin zhvendosur nga pjesa jugore e Rripit të Gazës.

“Pas “masakrës së tmerrshme sioniste të kryer sonte nga ushtria pushtuese kriminale që synon çadrat e personave të zhvendosur, ne u bëjmë thirrje masave të popullit tonë në Bregun Perëndimor, në Jerusalem, në territoret e pushtuara dhe jashtë saj të ngrihen dhe të marshojnë të tërbuara“, thuhet në një deklaratë të lëvizjes islamike palestineze.

Poll