Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjellë një surprizë të këndshme për fansat e saj duke publikuar këngën e saj më të re me titull “I’m The Drama”.
Kënga, e cila karakterizohet nga një ritmikë dhe elektronikë e fuqishme, është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat dhe audienca mbarëbotërore.
Publikimi i këngës së re ka ngjallur entuziazëm të madh mes fansave të Bebe Rexhës, të cilët kanë treguar dashurinë dhe përkrahjen e tyre përmes komenteve dhe reagimeve pozitive.
Kënga “I’m The Drama” sjell një kombinim perfekt të ritmeve elektronike dhe vokaleve të fuqishme të 34-vjeçares, duke e bërë atë menjëherë të dallueshme në skenën muzikore.
Bebe Rexha ka shfrytëzuar fuqinë e rrjeteve sociale për të promovuar këngën e saj të re. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram dhe TikTok fotografi dhe video të ndryshme, ku shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës “I’m The Drama”.
Në postimet e saj, Bebe shfaqet me energji dhe entuziazëm të zakonshëm, duke treguar se sa shumë e shijon këtë krijim të ri muzikor.







