
I ftuar në emisionin “Fan Club”, ish-banori i Big Brother VIP Albania, Gimbo, i cili u eliminua javën e kaluar pas një nominimi të fortë përballë Brikenës, komentoi zhvillimet e fundit në shtëpi dhe raportet e tij me banorët.
Gjatë intervistës, ai foli edhe për marrëdhënien me partneren e tij, Selin, si dhe për miqësinë e ngushtë me Gjestin, duke u vendosur përballë një pyetjeje të vështirë: kush do ta fitonte Big Brother-in nëse do të ishin përballë njëri-tjetrit?
Sipas tij, të dy kanë lojë shumë të ndryshme, por ai sheh një avantazh te Gjesti.
“Loja e Selin dhe loja e Gjestit janë krejt ndryshe. Unë mendoj se do e fitonte Gjesti. Por normalisht nuk mund të mohoja edhe Selin”, u shpreh ai.

